Kashari një javë pa ujë, banorët: UKT asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2026, 10:51

Banorët e zonës së Ardenos, Kashar, në Tiranë denoncojnë mungesën e ujit të pijshëm prej një jave. Ata shprehen se situata po bëhet e vështirë, veçanërisht në këto ditë të nxehta, ndërsa theksojnë se janë të detyruar të përballen me mungesën e një shërbimi bazë.

Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të përcjella pranë UKT-së, përgjigjja që kanë marrë është se problematika do të regjistrohet si ankesë, por deri tani nuk ka pasur një zgjidhje konkrete. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit me ujë.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ! Meqë ju jeni opozita e vërtetë e këtij vendi, doja të bëja një ankesë. Kemi 1 javë pa ujë në zonën e Ardenos në Tiranë. Jemi në vitin 2026, në pikën e vapës, dhe po vuajmë për ujë. UKT-ja ka vetëm një përgjigje: “Do ta bëjmë si ankesë”, por zgjidhje nuk ka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit