“Zbresin nga mali në Tiranë dhe hedhin plehrat në mes të rrugës”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.09.2026, 10:45

Një qytetar ka ngritur alarmin për gjendjen e papastërtisë në një nga zonat e Tiranës, duke publikuar pamje nga rruga “Bardhyl”, ku sendet e hedhura pranë rrugës dhe mbeturinat kanë shkaktuar revoltën e tij.

I irrituar nga situata, qytetari shprehet me tone të ashpra për mungesën e kulturës dhe kujdesit ndaj hapësirave publike.

“Kjo është turpi! Naj ditë do lënë edhe lavatriçen aty apo nën rrobat. Ja ku është defekti, që ne jemi njerëz të pistë dhe jetojmë mes pisllëkut. Ja urdhëro, rruga Bardhyl”, shprehet ai.

Pamjet ngrenë edhe një herë shqetësimin për mënyrën sesi trajtohen hapësirat publike në kryeqytet. Trojet anës rrugëve, trotuaret dhe këndet e lagjeve shpesh kthehen në pika grumbullimi për mobilie të vjetra, pajisje shtëpiake dhe mbeturina të ndryshme.

Ndërsa qytetarët ankohen për mungesën e pastrimit, një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi vetë ata që zgjedhin të hedhin mbeturinat në rrugë, duke e kthyer ambientin ku jetojnë në një zonë të mbushur me papastërti.

Rruga “Bardhyl” është vetëm një tjetër shembull i një problemi që vijon të përsëritet në shumë zona të Tiranës: mungesa e ndërgjegjësimit qytetar dhe nevoja për më shumë përgjegjshmëri nga institucionet që kanë për detyrë mbajtjen pastër të hapësirave publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit