Gjenden 5 celularë në sektorin e paraburgimit ku ndodhet Erion Veliaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2026, 10:34

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 aparate celularë. Kontrolli është kryer në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe evidentimin e sendeve të ndaluara në institucionet penitenciare.

Sipas të dhënave, pajisjet celulare janë gjetur në sektorin B të paraburgimit të Durrësit. Ky sektor është pjesa ku qëndrojnë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Pesë telefonat e sekuestruar i janë dorëzuar Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e cila pritet të kryejë verifikimet përkatëse për të zbardhur mënyrën se si pajisjet kanë përfunduar brenda ambienteve të paraburgimit dhe nëse janë përdorur nga persona të dënuar apo të paraburgosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit