Vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, arrestohet shoferi i përfshirë në aksident

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.09.2026, 10:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku humbi jetën influenceri i njohur, Laurent Krasniqi.

Aksidenti ndodhi më 2 shtator, rreth orës 20:17, në fshatin Llukar të Prishtinës, ku u përplasën një veturë dhe një motoçikletë.

Laurent Krasniqi pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në QKUK, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit