Shpërthimet në Durrës, tritol lokalit të vrasësit dhe një garazhi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2026, 09:21

Sot, pak më herët, banorët e Durrësit raportuan për disa shpërthime të fuqishme të dëgjuara në qytet. Mësohet se brenda një harku të shkurtër kohor janë regjistruar dy shpërthime me lëndë plasëse, njëri në ambientet e jashtme të një lokali dhe tjetri në derën e një garazhi në zonën e Shkallnurit.

Shpërthimi i parë është regjistruar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajnos. Kajno është një emër i njohur për autoritetet, pasi është dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër sasi lënde plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq. Edhe në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e rrethanave të dy ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit