Një moment epik është kapur në një tren, ku një punonjëse duket se ka harruar për pak çaste se ndodhet në orarin e punës.
Në pamje, gruaja me uniformën e punës shihet te dera e trenit, teksa fillimisht kontrollon përreth për t’u siguruar se nuk ka shumë njerëz që po e shohin.
Pasi bindet se është “e sigurt”, ajo kapet pas njërit prej tubave metalikë dhe nis të rrotullohet rreth tij, duke e shndërruar për disa sekonda hapësirën e trenit në një mini-skene argëtimi.
Me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke shijuar momentin, punonjësja duket se po shfryn pak nga rutina e përditshme e punës.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa përshkrimi që shoqëronte pamjet duket se e përmbledh më së miri situatën:
“Kur je në profesionin e gabuar.”
Ndoshta nuk e ka gjetur ende profesionin e saj të vërtetë, por të paktën këtë herë udhëtimi me tren duket se i dha mundësinë të tregonte një tjetër “talent” të fshehur.