Tragjedi në Veternik/ 17-vjeçari humb jetën pasi goditet nga një veturë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2026, 18:35

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në Veternik, ku një këmbësor 17-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një automjet dhe këmbësori. I riu është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit