Oliger Torba emërohet drejtues i Policisë së Tiranës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.09.2026, 16:56

Oliger Torba është emëruar në krye të Policisë së Shtetit në Tiranë, në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të uniformave blu.

Torba vjen në këtë detyrë pasi më herët ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës. Në prill të këtij viti, ai u emërua në këtë pozicion, ndërsa më parë kishte shërbyer si zëvendësdrejtor i Policisë së Fierit.

Emërimi i Oliger Torbës në drejtimin e Policisë së kryeqytetit vjen në një periudhë kur në strukturat e policisë janë ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese.

Lëvizjet nuk janë kufizuar vetëm në Tiranë. Ndryshime në drejtuesit e strukturave policore janë shënuar edhe në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan.

Ndryshimet synojnë riorganizimin e strukturave drejtuese dhe rritjen e efektivitetit të Policisë në përballimin e situatave kriminale dhe ruajtjen e rendit publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit