Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën 17-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.09.2026, 16:26

Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Golem të Shkodrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën dhe një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20. Sipas të dhënave paraprake, një automjet që drejtohej nga një 50-vjeçar me inicialet A. M. është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin dy persona.

Përplasja ka qenë fatale për 17-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, 28-vjeçari E. N. ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtimin mjekësor.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për procedurat përkatëse.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit, si dhe shkaqet që çuan në përplasjen tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit