Pasi dha dorëheqjen reagon Evis delirantja: Bëra hapa shumë të rëndësishëm për shëndetësinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.09.2026, 15:53

Ka pasur dorëheqje që vijnë si reflektim moral, por ajo e ditës së sotme nga Evis Sala është thjesht kapitulllimi i pashmangshëm i një administrimi të zhytur në paaftësi, propagandë dhe tragjedi njerëzore. Pas një varg dështimesh sistemike që u kushtuan jetën qytetarëve të pafajshëm, drejtuesja e Shëndetësisë lë detyrën, por jo pa marrë me vete pafytyrësinë e zakonshme të një pushtetari të shkëputur nga realiteti.

Në vend të një kërkimfaljeje me kokën ulur përpara familjeve që sot janë në zi, reagimi i saj në rrjetin social X ishte demonstrimi i radhës i një dëliri që kapërcen çdo kufi etik. Zëri i saj deklaronte me krenari se "para një viti mori detyrën" dhe se gjatë kësaj periudhe "janë bërë hapa të rëndësishëm".

Por për çfarë "hapash" e ka fjalën zonja Sala?

Pyetja që ngrihet natyrshëm tek çdo shqiptar është: A e pa kush këtë ministre në ndonjë punë që i shërbeu realisht popullit, përveç dy seancave parlamentare ku mbrohej dështimi dhe shfaqjeve televizive me Edi Ramën?

Realiteti i spitaleve tona nuk është ai i spoteve me ngjyra të kryeministrisë, por ai i mjerimit të përditshëm:

  • Në Urgjencë, ku pacientët përballen me arrogancën e një sistemi të mbingarkuar e pa durim;

  • Në Onkologjik, ku pacientët që luftojnë me kancerin dergjen në dysheme dhe pa ilaçe;

  • Në Psikiatri, ku infermierët dhunojnë ata që duhet t'i mbronin;

  • Në Reanimacion, ku ndërprerja e energjisë elektrike shndërrohet në dënim me mort, sepse çdo sekondë pa drita është një jetë e fikur;

  • Në Vaun e Dejës, ku vetë shërbimi i ambulancës pranoi dështimin që u mori jetën dy personave.

Edhe më i përgjakur është bilanci për nënat e reja. Më 22 prill, 27-vjeçarja Migena Salihi ndërroi jetë pas lindjes së binjakëve në spitalin e Shkodrës sepse mungonte gjëja më bazike: gjaku. Vetëm tri ditë më parë, 37-vjeçarja Marjana Karolina Bunaj humbi jetën sepse helikopterët e propagandës nuk fluturojnë dot në errësirë.

Nëse ka diçka që Evis Sala e kreu me "rigorozitet" gjatë këtij viti, ajo ishte shërbimi ndaj interesave private të oligarkëve të shëndetësisë si Klod Allajbeu, dhe organizimi i spektakleve propagandistike krah "sulltanit". Dorëheqja e saj sot nuk fshin dot përgjegjësinë; ajo thjesht vulos faktin se kjo ministri nuk drejtohej nga vizioni për të shpëtuar jetë, por nga dëliri për të mbajtur pushtetin mbi gërmadhën e shëndetësisë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit