Dyshohet për helmim nga uji, 120 banorë në Fushë-Arrëz përfundojnë në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.09.2026, 14:34

Rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit janë paraqitur gjatë katër ditëve të fundit në Qendrën Shëndetësore të qytetit, duke shfaqur simptoma që dyshohet se lidhen me konsumimin e ujit të pijshëm.

Banorët kanë ngritur shqetësimin prej ditësh, duke deklaruar se uji që del nga rubinetet ka një erë të rëndë dhe se, pavarësisht ankesave të përsëritura, nuk është ndërmarrë një zgjidhje konkrete.

Pas situatës së krijuar, specialistë të Shëndetit Publik dhe strukturat e Higjienës kanë marrë mostra nga uji i rrjetit të furnizimit, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike. Deri më tani, rezultatet zyrtare të këtyre analizave nuk janë bërë publike, ndaj ende nuk është konfirmuar shkaku i problemeve shëndetësore të raportuara nga banorët.

Ndërkohë, situata ka detyruar banorët të gjejnë alternativa për furnizimin me ujë. Prej ditësh, ata po i drejtohen krojeve për të siguruar ujë për nevojat e përditshme, në pritje të një përgjigjeje nga institucionet dhe të marrjes së masave për normalizimin e furnizimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit