Furgoni del nga rruga dhe përplas çiftin e të moshuarve në Berat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.09.2026, 13:59

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Beratit, pranë “Urës së Varur”, ku një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet.

Sipas të dhënave paraprake, një furgon tip “Benz”, me targa AB233KG, ka dalë nga kontrolli dhe ka përfunduar mbi trotuar, duke goditur Nikolla Manestrën, 82 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, Maria Manestra, 80 vjeç. Çifti, banues në lagjen “Goricë”, po qëndronte në trotuar dhe priste sinjalin e semaforit për të kaluar rrugën.

Pas aksidentit, të moshuarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve të para, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në dëshminë e tij paraprake, drejtuesi i automjetit, Arben Brahimaj, 60 vjeç, banues në Vlorë, ka pretenduar se gjatë lëvizjes i janë bllokuar timoni dhe frenat.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit, ndërsa grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit