Aksident te mbikalimi i Shkozetit: Makina përplas çiklistin, dërgohet me urgjencë te Trauma

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.09.2026, 13:50

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Shkozetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ku një automjet është përplasur me një biçikletë, duke lënë të plagosur rëndë çiklistin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, çiklisti ka marrë dëmtime serioze dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit