Marrëveshja me qeverinë, rikthehen të gjithë autobusët në qarkullim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.09.2026, 13:45

Transporti publik në Tiranë pritet t’i rikthehet kapacitetit të plotë, pas marrëveshjes së arritur mes qeverisë dhe shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban. Palët kanë rënë dakord për kushtet e propozuara nga qeveria për përballimin e kostove të rritura të operimit pas shtrenjtimit të naftës.

Sipas marrëveshjes, qeveria do të subvencionojë naftën për një periudhë tre mujore, me qëllim lehtësimin e kostove për operatorët e transportit publik. Masa pritet të mundësojë rikthimin e të gjithë flotës së autobusëve në qarkullim dhe normalizimin e shërbimit për qytetarët.

Problematikat nisën më 1 shtator, pas rritjes së çmimit të naftës, duke detyruar shoqatat e transportit të paralajmëronin reduktimin me 20 deri në 30% të autobusëve në qarkullim. Me subvencionimin e dakordësuar, ky reduktim pritet të shmanget dhe transporti publik në kryeqytet të vijojë me kapacitet të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit