Një qytetar nga Korça i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë të pazakontë lidhur me një gjobë të vendosur në Tiranë.
Ai ka treguar se automjeti në pronësi të familjes së tij ka marrë një gjobë prej 20 mijë lekësh për një shkelje te nënkalimi i Babrrusë. Por qytetari thotë se emri i personit të shënuar si shkelës është i një individi që familja nuk e njeh dhe nuk ka lidhje me të.
Më tej, ai thotë se në ditën kur është vendosur gjoba, automjeti nuk ka qenë në Tiranë, por në Korçë, ku jeton familja pronare e mjetit.
“Si ka mundësi që një person që nuk e njohim fare të rezultojë se ka përdorur makinën tonë? Zoti lart e di, edhe ai që ka vendosur gjobën”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.
Ai ngre gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si është identifikuar automjeti dhe personi që pretendohet se ka kryer shkeljen, duke kërkuar sqarim nga autoritetet përkatëse.
Familja thotë se është pronare e automjetit dhe kërkon verifikimin e rastit, përfshirë të dhënat e gjobës dhe mënyrën se si automjeti është lidhur me personin e shënuar si shkelës.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq Une jetoj ne Korce çuditerisht kam marre nje gjobe me makinen time ne nenkalimi Babrru mungese sinjalistike emri shkelesit nje njeri qe as e njohim fare sesi e ka perdorur ky njeri makinen tonë zoti lart e di edhe ai qe ka vene gjoben prej 20 mije lekesh Targa e jona poo personi qe ka marre gjoben se njohim fare Edhe dita qe eshte marre gjoba ne skemi qene ne tiranë Jemi nga korça Targa makines edhe pronori jemi ne
