Shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se europianët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.09.2026, 14:56

Ushqimet vijojnë të zënë një peshë shumë më të madhe në strukturën e konsumit në Shqipëri krahasuar me Bashkimin Europian. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2026, ushqimet dhe pijet joalkoolike përbëjnë 34.5% të shportës së konsumit në Shqipëri, kundrejt 16.3% në BE. Shqipëria renditet e dyta mes vendeve të përfshira në të dhëna, pas Maqedonisë së Veriut, ku kjo kategori arrin në 40.1%.

Pas ushqimeve, në Shqipëri peshën më të madhe e zënë restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 14.5%, ndërsa transporti përfaqëson 8.3% të shportës. Në të kundërt, banesa, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse zënë vetëm 5.8%, shumë më pak se mesatarja e BE-së prej 14.9%. Në total, ushqimet dhe restorantet përbëjnë rreth 49% të strukturës së konsumit në Shqipëri.

Pesha e lartë e ushqimeve është karakteristikë e gjithë Ballkanit Perëndimor. Në Kosovë ushqimet zënë 32.8% të shportës, në Malin e Zi 29.8% dhe në Serbi 29.4%, ndërsa mesatarja e pesë vendeve të rajonit arrin rreth 33.3%. Në BE, ndërkohë, rreth 46% e konsumit përqendrohet te ushqimet, banesa dhe transporti, me strukturën e shpenzimeve që rezulton dukshëm më e shpërndarë mes kategorive të ndryshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit