Merr sot zyrtarisht detyrën ambasadorja e re e BE në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.09.2026, 11:57

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, dorëzon sot kredencialet te Presidenti Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht detyrën e saj në Shqipëri.

Diplomatja portugeze zëvendëson në këtë post italianin Silvio Gonzato. Moreira de Sousa vjen në Tiranë pas një karriere të gjatë në institucionet evropiane dhe në shërbimin diplomatik.

Më herët, ajo ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali, ndërsa ka mbajtur gjithashtu detyrën e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit