Banorët dorëzojnë kërkesën në Bashki: Të shfuqizohet vendimi për projektin TID

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.09.2026, 11:23

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kundërshtojnë zbatimin e tij, duke kërkuar ndalimin e ndërhyrjeve dhe shembjeve të banesave pranë qendrës historike të qytetit. Ata kanë dorëzuar në Bashkinë e Durrësit një dokument prej 15 faqesh, të firmosur nga 65 qytetarë dhe drejtuar disa institucioneve, përfshirë Ministrinë e Kulturës, Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe AADF-në.

Sipas arkitektes Entela Koja, banorët kërkojnë shfuqizimin e VKM-së nr. 442, datë 3 qershor 2020, që lidhet me shpalljen e zonës së re për zhvillim në Durrës. Sipas tyre, shfuqizimi i kësaj VKM-je ka rrëzuar edhe bazën ligjore të Planit të Detyruar Vendor, i cili parashikonte prishjen e 20 pasurive të paluajtshme të përfshira në projektin TID. Banorët argumentojnë se projekti nuk mund të vijojë në formën aktuale.

Ata kërkojnë nga institucionet një qëndrim zyrtar mbi statusin ligjor të projektit dhe shfuqizimin e tij, duke kundërshtuar shembjen e banesave dhe ndërhyrjet e parashikuara në zonë. Sipas Koja, fakti që projekti është në proces rishikimi tregon se plani ekzistues nuk është më në fuqi, ndërsa banorët kërkojnë që ky qëndrim të formalizohet me shkrim nga institucionet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit