Kujdes me blerjet online nga jashtë: Mbi 35 euro, Dogana mund t’jua shtrenjtojë porosinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2026, 10:09

Qytetarët që porosisin produkte online nga jashtë Kosovës duhet të tregohen të kujdesshëm me vlerën e blerjes.

Dogana e Kosovës ka sqaruar se vetëm dërgesat me vlerë deri në 35 euro mund të lirohen nga detyrimet e importit. Nëse porosia e kalon këtë shumë, ndaj saj mund të aplikohen pagesat doganore të përcaktuara me ligj.

Nga lirimi përjashtohen pijet alkoolike, parfumet, ujërat e tualetit, duhani dhe produktet e tij, pavarësisht vlerës së porosisë.

Prandaj, përpara se të klikoni “porosit”, kontrolloni mirë vlerën dhe rregullat doganore—produkti që duket i lirë mund t’ju kushtojë më shtrenjtë kur të mbërrijë në Kosovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit