Goditje e re për xhepat e qytetarëve: Shtrenjtohen sërish nafta dhe benzina në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2026, 10:47

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.

Sipas vendimit të MINTI-të, nafta këtë të mërkurë është rritur për një cent, dhe do të shitet me çmim maksimal prej 1.70 euro për litër.

Ndërsa benzina do të shitet 1.55 euro për litër, po ashtu një cent më shtrenjtë se një ditë më parë.

Kurse, çmimi maksimal i lejuar për gazin është i njëjtë dikur dje, 0.63 euro për litër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit