I riu i lë të gjithë pa fjalë: Hidhet mbrapsht nga shkëmbi në Sarandë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.09.2026, 19:05

Një ngjarje spektakolare por edhe e rrezikshme është regjistruar sot në Plazhin e Pasqyrave në Sarandë, ku një djalë i ri shqiptar ka tërhequr vëmendjen e të gjithë pushuesve të pranishëm.

Përmes një videoje të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i riu shihet në majë të një shkëmbi mjaft të lartë buzë detit.

Pa u hezituar, ai është hedhur në ujë duke bërë një salto mbrapsht me precizion të lartë. Hedhja e tij ka bërë që pushuesit vendas dhe turistët e huaj të mbanin frymën nga ankthi e habia, për t'i shpërthyer më pas në duartrokitje pas prekjes së ujit.

Nërkohë JOQ i bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndërmarrin hedhje të tilla ekstremisht të rrezikshme, pasi lartësitë e mëdha dhe terrenet shkëmbore mund të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit