Një video që po bën xhiron e rrjetit së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve, duke sjellë një gërshetim të veçantë kulturash.
Bëhet fjalë për një dasmë të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një nuse shqiptare dhe një dhëndër nga Palestina kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një atmosferë festive mjaft karakteristike.
Në pamjet e bëra virale, shihen dasmorët palestinezë që kanë mbërritur sipas traditës për të marrë nusen në shtëpinë e saj.
Ajo që bie menjëherë në sy është dekorimi i veçantë i ambientit: shtëpia është e zbukuruar krah për krah me flamurin kuqezi shqiptar dhe atë palestinez, duke simbolizuar bashkimin e dy traditave.