Çudira nga Tirana: Burri i arratiset policisë me vrap

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.09.2026, 17:46

Një ngjarje e pazakontë dhe me doza komike është regjistruar në rrugët e kryeqytetit, ku një qytetar raportohet se i ka ikur policisë me vrap për të shpëtuar nga shoqërimi.

Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, e filmuar rastësisht nga qytetarët pranë kryqëzimit të ish-sheshit Shqiponja në Tiranë, shihen disa punonjës policie dhe disa persona të tjerë të përfshirë në një debat në rrugë.

Përgjatë momentit të tensionit, një nga burrat e pranishëm shfrytëzon hutimin e situatës, shkëputet me shpejtësi nga grupi dhe largohet me vrap me të gjithë fuqinë e tij, duke lënë pas efektivët dhe kalimtarët e habitur.

Sipas dëshmive të mbërritura nga qytetarët pranë redaksisë së JOQ Albania, ngjarja e filmuar pranë kryqëzimit të ish-sheshit Shqiponja në Tiranë ka nisur pas një debati mes efektivëve të policisë dhe një burri. Shkak për përplasjen është bërë skuteri elektrik i këtij të fundit, të cilin policia ka tentuar t'ia konfiskojë.

Pasi refuzoi kategorikisht dorëzimin e mjetit elektrik, situata u tensionua dhe efektivët e policisë tentuan ta arrestonin. Në atë moment, burri është shkëputur me vrap duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe duke lënë pas policët e habitur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit