Më 4 tetor skadojnë licencat e dy termocentraleve kryesore të vendit, ndërsa ngërçi institucional po rrezikon marrjen e vendimit për vazhdimin e tyre. Pasojat mund të jenë të rënda për furnizimin me energji dhe financat e Kosovës.
Kosova po përballet me një situatë alarmante në sektorin energjetik.
Licencat e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, që përbëjnë shtyllën kryesore të prodhimit vendor të energjisë elektrike, skadojnë më 4 tetor 2026.
Por, problemi qëndron te mungesa e kuorumit në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili duhet të marrë vendimin për vazhdimin e licencave.
Aplikimet e KEK-ut për vazhdimin e licencave tashmë janë shqyrtuar nga stafi profesional i ZRRE-së. Megjithatë, vendimi përfundimtar nuk mund të merret pa një Bord funksional.
Aktualisht, Bordi i ZRRE-së nuk ka kuorum, pasi mungojnë dy anëtarë dhe kryesuesi.
Për plotësimin e këtyre pozitave nevojitet funksionalizimi i Kuvendit të Kosovës dhe votimi i emërimeve përkatëse.