Ky është i riu nga Skenderaj që humbi jetën pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte
Bajram Muharrem Selimi, nga fshati Kuqicë i Skenderajt, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua nga një objekt ku po punonte në Zubin Potok.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga faqja e fshatit Kuqicë në Facebook. Bajrami është përshkruar si punëtor i palodhur, shok i mirë dhe njeri me virtyte të larta, i respektuar dhe i dashur nga të gjithë ata që e njihnin.
Në njoftim thuhet:
“Lamtumirë, Bajram Muharrem Selimi!
Sot humbi jetën tragjikisht një bashkëvendës yni, Bajram Muharrem Selimi, nga lagjja Hogjaj. I ndjeri ndërroi jetë tragjikisht gjatë kohës që ishte në punë, në Zubin Potok.
Bajrami ishte një punëtor i vyer, një djalë me virtyte të larta njerëzore, i respektuar dhe i dashur nga të gjithë ata që e njohën. Ishte njeri pozitiv, shok i mirë dhe punëtor i palodhur.
Ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëvendësit. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve! Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet. U prehsh në paqe, Bajram Shoqi.”
Ngushëllime familjes Selimi, të afërmve dhe miqve të Bajramit.