Zjarr i fuqishëm në Therepel të Skraparit, flakët drejt një stacioni gazi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.09.2026, 15:50

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën e Therepelit në Bashkinë Skrapar, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, flakët po përhapen në një zonë me pyll të dendur, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen nga toka dhe duke rritur rrezikun që zjarri të përparojë drejt zonave të banuara.

Banori bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasi sipas tij rrezikohen të paktën katër fshatra në zonën përreth.

Shqetësimi më i madh lidhet me faktin se flakët, nëse vijojnë të përhapen, mund të afrohen edhe drejt pikë s së një stacioni gazi, duke e bërë situatën edhe më serioze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit