Makina e cila drejtonte doli nga rruga dhe ra në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.09.2026, 15:08

19-vjeçari Indrit Shyti, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit, ka ndërruar jetë.

Shyti ishte duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen”, kur rreth orës 16:50, në afërsi të mbikalimit të Spitalit Memorial, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga.

Përplasja ishte e rëndë dhe si pasojë mbetën të plagosur 19-vjeçari dhe dy pasagjerët që udhëtonin në automjet.

Fillimisht, i riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transferua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Indrit Shyti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit