As Palasa nuk i shpëton dot ndotjes, ujërat e zeza derdhen direkt e në det

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.09.2026, 14:42

Një qytetare i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese në bregdetin e Palasës, ku anijet kanë derdhur ujërat e zeza në det.

Qytetarja thotë se uji ka marrë një ngjyrë të errët dhe është mbuluar me shkumë të zezë, ndërsa era e rëndë ka bërë që pushuesit të mos mund të futen në det.

Uji ka marrë shkumë të zezë me erë, s’lahemi dot. Kjo është e turpshme”, shkruan ajo në denoncimin e saj, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të verifikojnë menjëherë situatën.

Denoncimi vjen në këtë fund sezoni ku ndotja e vijës bregdetare dhe menaxhimi i ujërave të zeza ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të pushuesve dhe vizitorëve.

Në një kohë kur mijëra qytetarë zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore, raste të tilla ngrenë pikëpyetje serioze mbi kontrollin e cilësisë së ujërave të detit, trajtimin e ujërave të zeza dhe përgjegjësinë e institucioneve për garantimin e një mjedisi të pastër dhe të sigurt për pushuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit