Një rast i pazakontë është denoncuar në redaksinë tonë nga La Corte Hotel në Prishtinë, ku një kliente e huaj dhe bashkëshorti i saj dyshohet se janë larguar nga hoteli pasi kanë qëndruar për 5 ditë, pa kryer pagesën për akomodimin.
Bëhet fjalë për Maria Elena Ruiz Sanchez, shtetase meksikane, e cila, sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion nga hoteli, ka qëndruar së bashku me bashkëshortin e saj në La Corte Hotel për pesë ditë.
Sipas hotelit, pas përfundimit të qëndrimit, çifti është larguar nga ambientet e hotelit pa shlyer detyrimin financiar për shërbimin e marrë.
La Corte Hotel i është drejtuar redaksisë me kërkesën që rasti të bëhet publik, jo vetëm për të denoncuar atë që e konsideron një abuzim ndaj biznesit, por edhe për të paralajmëruar hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Prishtinë që të tregohen të kujdesshme me raste të ngjashme.
Ndërkohë Redaksia e JOQ Albania mbetet e hapur për një reagim nga ana e turistëve.