Pas Ristanit, ikën dhe Sekretari i Përgjithshëm! Veliaj komandon sërish Dokushin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.09.2026, 14:04

Zhvillime të reja po ndodhin në strukturat drejtuese të Bashkisë së Tiranës. Pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit nga pozicioni si kryetare e komanduar, Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, Eldi Hoxha, ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Largimi i Eldi Hoxhës vjen menjëherë pas ndryshimeve të ndërmarra nga drejtuesi i bashkisë.

Pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit