“Shëtitorja e Sarandës është kthyer në kantier, turp për qytetin”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.09.2026, 14:42

Një qytetar nga Saranda ka ngritur si shqetësim gjendjen e shëtitores së qytetit, duke kërkuar reagimin e institucioneve përgjegjëse. Sipas tij, zona e shëtitores është dëmtuar dhe hapësirat ku më parë uleshin banorët dhe pushuesit janë zënë, duke vështirësuar kalimin dhe duke penguar edhe pamjen drejt detit. Qytetari thotë se situata ka shqetësuar një pjesë të madhe të banorëve të Sarandës.

“Është një turp i vërtetë dhe një dëm për Sarandën”, shprehet qytetari, i cili thotë se ka filmuar vetë gjendjen e shëtitores dhe kërkon që problemi të bëhet publik për të nxitur reagimin e autoriteteve. Ai thekson se hapësira ka qenë një vend ku qëndronin si sarandjotët, ashtu edhe pushuesit, ndërsa sot, sipas tij, kalimi dhe qëndrimi aty janë bërë të vështira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit