Tunelet e Rrugës së Arbrit pa drita, burim aksidentesh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.09.2026, 11:33

Tunelet në të dyja anët e Urës së Vashës, përgjatë Rrugës së Arbrit në Klos, vijojnë të jenë pa ndriçim, duke krijuar një situatë shqetësuese për drejtuesit e mjeteve. Mungesa e dritave në këto segmente e vështirëson ndjeshëm lëvizjen, veçanërisht gjatë orëve të natës, kur kalimi në tunele shoqërohet me ulje të menjëhershme të ndriçimit.

Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks shprehen se mungesa e ndriçimit përbën një rrezik të shtuar për aksidente. Hyrja dhe dalja nga tunelet pa ndriçim të përshtatshëm mund të kufizojë shikueshmërinë dhe reagimin e shoferëve, duke e bërë veçanërisht problematike lëvizjen në një nga akset kryesore rrugore të zonës.

Banorët dhe përdoruesit e Rrugës së Arbrit kërkojnë ndërhyrje për rikthimin e ndriçimit në të dyja tunelet, duke theksuar nevojën për garantimin e kushteve të sigurta të qarkullimit. Mungesa e ndriçimit prej kohësh, sipas tyre, duhet të marrë një zgjidhje sa më shpejt për të shmangur situata që mund të përfundojnë në aksidente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit