Aksident në Cërrc të Istogut: Një person humb jetën dhe dy të tjerë lëndohen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.09.2026, 10:30

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Cërrc të Istogut, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 00:02. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas ekipit mjekësor, njëri prej të lënduarve ka arritur në spital pa shenja jete. Ndërkohë, pas trajtimit, një tjetër i lënduar, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në QKUK në Prishtinë.

Rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit