Ndryshon drejtuesi i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.09.2026, 08:18

Ndryshon drejtuesi i Kufirit dhe Migracionit në Korçë. Gëzim Zhupaj është larguar nga drejtimi i kësaj strukture pas rreth dy vitesh në detyrë dhe është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku pritet të marrë drejtimin e një tjetër sektori.

Në vend të tij është emëruar Luigj Vathi, i cili më herët ka drejtuar Drejtorinë Vendore të Policisë në Berat. Ndryshimi vjen në kuadër të lëvizjeve në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, ndryshimet në strukturat policore nuk pritet të ndalen vetëm në Korçë. Në ditët në vijim mund të ketë lëvizje të tjera në drejtimin e strukturave të policisë në qarqe të ndryshme të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit