Protestuesi paralajmëron përshkallëzim të protestave: Do nisim mosbindjen civile!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.08.2026, 21:09

Protesta e 93-të para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje për përshkallëzim të aksionit qytetar dhe paralajmërime për nisjen e mosbindjes civile.

Protesta po zhvillohet kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 36 viteve të fundit, ndërsa protestuesit kërkojnë ndryshim politik dhe largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, aktivisti Ilir Xhemalaj u bëri thirrje qytetarëve për mobilizim dhe paralajmëroi se protestat do të marrin një tjetër intensitet gjatë vjeshtës.

“Tani nis stina e reshjeve që do të bjerë mbi këtë qeveri. Jemi vendosur që këtu të ngremë barrikadat tona dhe do ta fitojmë luftën. Këtu!”, deklaroi Xhemalaj.

Aktivisti akuzoi qeverinë për korrupsion dhe kërkoi largimin e saj, ndërsa paralajmëroi nisjen e një faze të re të protestave.

“Kjo qeveri e korruptuar duhet të largohet sa më shpejt. Do të nisim përshkallëzimin, mosbindjen civile. Kjo situatë nuk mban më”, u shpreh ai.

Në vijim, Xhemalaj u bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten për një vjeshtë me protesta më të forta dhe për mobilizim kundër qeverisë.

“Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë. Këtu do të jemi, do të përballemi akoma më fort. Duhet të mobilizohemi kundër Ramës”, tha aktivisti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit