Greva nis më 1 shtator në shkollat e Prishtinës, punëtorët teknikë kërkojnë pagat e papaguara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.08.2026, 19:57

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës kanë paralajmëruar grevë nga 1 shtatori.

Vendimi për grevë vjen pas pakënaqësive për mosrealizimin e pagave të mbetura për një pjesë të muajit korrik.

Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, kërkesat e tyre deri tani nuk kanë marrë zgjidhje, pavarësisht komunikimeve dhe kërkesave të vazhdueshme.

Kreu i kësaj federate, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje dhe përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.

Nga sindikata kanë theksuar se mbeten të hapur për dialog, me qëllim që situata të zgjidhet sa më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit