Volkswagen-i del nga rruga në Levan: Tre të plagosur, drejtuesi në gjendje të rëndë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.08.2026, 18:51

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit.

Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë plagosur drejtuesi i mjetit, Indrit Shyti, dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Të tre të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit raportohet në gjendje më të rëndë dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Aksidenti ka shkaktuar edhe krijimin e një kolone të gjatë automjetesh në këtë aks rrugor, ndërsa forcat e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në vendngjarje për menaxhimin e trafikut.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit