Karim Benzema ndahet me Al-Hilal, e ardhmja e francezit në udhëkryq

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.08.2026, 18:25

Karim Benzema nuk është më futbollist i Al-Hilal. Sulmuesi francez dhe klubi saudit kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit me mirëkuptim, duke e lënë fituesin e Topit të Artë 2022 si lojtar të lirë.

38-vjeçari qëndroi për një periudhë të shkurtër te Al-Hilal, ku në 13 ndeshje shënoi 10 gola, duke treguar se ende mund të bëjë diferencën para portës.

Megjithatë, ardhja e sulmuesit anglez Ollie Watkins duket se i ka ngushtuar hapësirat në formacion, duke sjellë edhe ndarjen e parakohshme mes palëve.

Tashmë, e ardhmja e Benzemas është në qendër të vëmendjes. Sipas Fabrizio Romanos, rikthimi në futbollin europian nuk është një opsion për francezin.

Benzema pritet të zgjedhë mes dy alternativave: të vazhdojë karrierën në një tjetër klub të Arabisë Saudite ose t’i japë fund futbollit të luajtur.

Vendimi përfundimtar i 38-vjeçarit pritet të merret në ditët në vijim, ndërsa një karrierë e nisur te Lyon dhe e shkëlqyer veçanërisht te Real Madrid mund të jetë pranë kapitullit të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit