Aksident te Kthesa e Arbanës, makina përfundon në kanalin e hapur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.08.2026, 16:37

Një aksident ka ndodhur rreth 30 minuta më parë në zonën e Vaqarr-it, në Tiranë, pranë Kthesës së Arbënes.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është aksidentuar dhe ka përfunduar në një kanal të hapur, i cili ndodhet pranë rrugës dhe nuk është i mbyllur apo i mbrojtur.

Banorët e zonës shprehen se kjo kthesë dhe kanali përbëjnë një problem të përsëritur, pasi incidente të tilla ndodhin shpesh në këtë pjesë të fshatit Vaqarr.

Kërkohet ndërhyrje nga institucionet për të marrë masa dhe për të shmangur aksidente të tjera në këtë segment rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit