Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina përfundon në kanal, plagoset pastori

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.08.2026, 14:55

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë–Berat, pranë Urës së Kuçit në Çukas, ku një automjet tip “Dacia” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin anësor. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi i huaj Smarsuel Gurezi, 32 vjeç, i cili mësohet se është pastor.

Si pasojë e përmbysjes, dyert e automjetit janë bllokuar dhe 32-vjeçari ka mbetur i bllokuar brenda mjetit. Për nxjerrjen e tij është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë prerë pjesë të llamarinës së automjetit dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit. Fatmirësisht, kanali ku përfundoi automjeti nuk kishte ujë, duke shmangur një rrezik më të madh.

Pas nxjerrjes nga automjeti, 32-vjeçari është transportuar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit