VV E LDK BËHEN BASHKË PËR BEKIM SEJDIUN: KUSH ËSHTË KANDIDATI QË SYNON PRESIDENCËN?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.08.2026, 14:14

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për një emër të përbashkët për president të vendit. Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë pajtuar që kandidati të jetë Bekim Sejdiu, jurist, profesor universitar, ish-diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka një karrierë të gjatë në institucionet e Kosovës. Ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi nga viti 2008 deri më 2012, ndërsa më pas ka qenë Konsull i Përgjithshëm në New York.

Në vitin 2015 u emërua gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, pozitë të cilën e ushtroi deri në vitin 2021. Krahas angazhimeve institucionale, prej vitesh është i përfshirë edhe në mësimdhënie universitare dhe në fushën e së drejtës ndërkombëtare.

Pas marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, Sejdiu ka pranuar kandidaturën, duke deklaruar se është vënë “në shërbim të Republikës dhe qytetarëve tanë”.

Tashmë mbetet në dorën e Kuvendit nëse Bekim Sejdiu do të sigurojë votat e nevojshme për t'u bërë presidenti i ri i Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit