“Te pallatet në Kavajë na mbytën mushkonjat, s’hapim as derën nga era e rëndë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.08.2026, 14:03

Një qytetar ka denoncuar një situatë të rënduar higjieno-sanitare pranë pallateve të bashkisë në Kavajë, duke ngritur shqetësimin për mbetjet, erën e rëndë dhe praninë e madhe të mushkonjave.

Ai thotë se banorët e zonës po përballen çdo ditë me erë të keqe dhe insekte, deri në atë pikë sa e kanë të vështirë të hapin dyert dhe dritaret e banesave.

Po qelben ata njerëz që jetojnë aty, të mbysin mushkonjat. As dyer, as dritare nuk hapin dot”, shprehet ai.

Sipas tij, në këtë pjesë që është e pambyllur apo mbuluar kanë rënë edhe fëmijët duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e tyre.

Banorët i bëjnë apel Bashkisë Kavajë që të ndërhyjë sa më parë për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave për eliminimin e burimit të erës së keqe dhe mushkonjave, si dhe për sigurimin e hapësirave që paraqesin rrezik për fëmijët.

Apeli i banorëve është për një ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit