Çmimet e ushqimeve “fluturojnë” në rajon, Kosova e dyta pas Shqipërisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.08.2026, 09:48

Çmimet e ushqimeve po vazhdojnë të rëndojnë xhepat e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kosova renditet në vendin e dytë për rritjen më të lartë vjetore pas Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Eurostat-it për korrikun e vitit 2026, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Kosovë janë rritur me 2.7% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në krye të rajonit qëndron Shqipëria, ku rritja ka arritur në 3.2%, ndërsa pas Kosovës renditet Mali i Zi me 2.3%.

Ndryshe është situata në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Serbi, çmimet e ushqimeve rezultojnë 5.6% më të ulëta se në korrikun e vitit 2025, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rënie prej 0.3%.

Të dhënat tregojnë se rritja e çmimeve të produkteve bazë vazhdon të jetë një nga problemet kryesore për familjet në rajon, sidomos në vendet ku një pjesë e konsiderueshme e buxhetit mujor shkon për ushqime.

Në Shqipëri, rritja e çmimeve të ushqimeve është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, ku në korrik shtrenjtimi ishte vetëm 0.6%.

Kosova, edhe pse nën nivelin e Shqipërisë, mbetet ndër vendet e rajonit ku qytetarët po përballen me presion të lartë nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit