Banorët denoncojnë burrin që bën dush me dritare hapur në Shëngjin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.08.2026, 01:28

Një situatë e pazakontë është denoncuar në Shëngjin, ku një burrë është filmuar duke bërë dush me dritaren e hapur, duke qenë i dukshëm nga ambientet përballë.

Pamjet, të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, janë regjistruar rreth orës 22:00 dhe tregojnë personin gjatë kohës që po bënte dush, pa u shqetësuar se po shihej nga ndërtesat përreth.

Sipas qytetares që ka dërguar videon, bëhet fjalë për të njëjtin person që është parë duke vepruar në të njëjtën mënyrë për dy net rresht.

Denoncuesja pretendon se situata është vënë re edhe nga banorë dhe pushues që qëndronin në ambientet përballë, duke shkaktuar reagime dhe pakënaqësi, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një zonë ku qëndrojnë edhe familje.

“E shoh kështu duke bërë dush me dritare hapur para publikut”, shkruan qytetarja në mesazhin drejtuar redaksisë.

Nuk dihet nëse personi është në dijeni se mund të shihet nga jashtë apo nëse bëhet fjalë thjesht për pakujdesi.

Pamjet e dërguara nga qytetari sjellin një situatë jo fort të zakonshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse personi do të vijojë të bëjë dush me dritaren hapur, pavarësisht se banorët përballë kanë reaguar ndaj situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit