Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët në kor: Rama ik!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.08.2026, 21:37

Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”, gjatë ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në minutat e para të takimit, energjia elektrike është ndërprerë, duke lënë stadiumin në errësirë dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të atmosferës normale të ndeshjes.

Një tifoz i pranishëm në stadium i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke dërguar edhe pamjet nga momenti kur stadiumi mbetet pa ndriçim.

Por ndërsa fusha dhe tribunat u zhytën në errësirë, nga shkallët e stadiumit nisën të dëgjoheshin thirrjet e tifozëve në kor: “Rama ik!”

Nuk dihet ende arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit