Aksident tragjik në Mirditë: Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur drejt Traumës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.08.2026, 18:53

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rreth 20-vjeçari C. N., i cili ndodhej në automjet si pasagjer.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, A. K., 20 vjeç, si dhe një pasagjer tjetër, i mitur rreth 15 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Për shkak të gjendjes së tyre, të dy janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit