Shqiptari me pushime në Turqi: Nuk ka dallim prej Durrësit, po lahemi mes ujërave të zeza

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.08.2026, 12:35

Një shtetas shqiptar, i cili ndodhet për pushime në Turqi, ka dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania pamje nga zona e Avsallarit, duke ngritur shqetësimin për shkarkimin e ujërave të zeza pranë detit.

Në pamjet e dërguara shihet një kanal që përfundon direkt e në det ndërsa në të njëjtën zonë ndodhen pushues që lahen. Sipas raportimit të qytetarit, pranë kanalit ndodhet gjithashtu një restorant ku pushuesit qëndrojnë dhe ushqehen.

Shqiptari e ka shoqëruar videon me një koment ironik për situatën, duke e krahasuar me problematikat që shpesh raportohen në plazhet shqiptare.

Jo vetëm në Shqipëri derdhen ujërat e zeza në det. Këtu ndodhemi në Turqi, Avsallar. Këtu është më keq se në Durrës, kot e shajnë Durrësin. Ja ku është kanali i ujërave të zeza. Këtu lahen edhe pushuesit dhe këtu është edhe restoranti ku hanë”, shkruan ai.

Sipas tij fajtorët e vetëm të kësaj situate janë pushuesit që krijojnë ndotje dhe pastaj lahen po aty.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit