Ekskluzive për JOQ, “Kërkuam helikopter për dy të rinjtë që i zuri korrenti, nuk e sollën!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.08.2026, 12:17

Një dëshmi e ardhur në redaksinë e JOQ ngre shqetësime serioze për mënyrën se si u menaxhua emergjenca pas ngjarjes tragjike në Vaun e Dejës, ku humbën jetën dy të rinj.

Burime për JOQ brenda qendërs shëndetësore të Vaut të Dejës kanë deklaruar se vendin e ngjarjes kanë mbërritur fillimisht tre infermierë, të cilët kanë bërë përpjekje për t’i mbajtur në jetë të plagosurit deri në mbërritjen e ambulancës. Por ambulancat kanë vonuar më shumë se një orë, ndërsa kërkesa për një ndërhyrje me helikopter nuk është realizuar.

“Është dashur të vinin ambulancat e Shkodrës, pasi ambulanca e Vaut të Dejës ka qenë në servis dhe zona ka vetëm një mjet të tillë”.

Ai ngre gjithashtu shqetësime për organizimin e shërbimit shëndetësor në zonë, duke pretenduar se Qendra Shëndetësore e Vaut të Dejës ka status 24/7, por jo status të mirëfilltë urgjence.

Sipas tij, kjo sjell mungesë të mjekëve në turnet e dyta dhe të treta, ndërsa në shumë raste urgjenca mbulohet vetëm nga një infermier.

"Një infermier i vetëm nuk mund të përballojë raste të rënda. Kjo e bën të pamundur dhënien e një shërbimi cilësor”.

Janë bërë disa kërkesa që qendra shëndetësore të marrë statusin e urgjencës, çka do të sillte praninë e mjekut në çdo turn dhe më shumë staf në ambulancë.

“Me status urgjence do të ndryshonin shumë gjëra. Të paktën ambulanca duhet të ketë dy infermierë, jo vetëm një person që përballet me raste të rënda”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit