Tërmet i fortë në Himarë, lëkundjet ndjehen edhe në Vlorë e Sarandë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.08.2026, 00:49

Një tërmet është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Himarës, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë në disa qytete në jug të vendit.

Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter dhe me një thellësi fokale prej vetëm 5 kilometrash.

Epiqendra e lëkundjeve është lokalizuar rreth 6 kilometra në verilindje të Himarës. Thellësia e vogël fokale vetëm 5 kilometra ka bërë që lëkundjet të ndihen më fort në zonën përreth.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur menjëherë mesazhe nga qytetarë në Himarë, Sarandë dhe Vlorë, të cilët raportojnë se kanë ndjerë lëkundjet.

Deri në këto momente nuk ka informacion për dëme materiale apo persona të lënduar. Vijojmë të ndjekim situatën për çdo informacion të ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit