Lezhë: Shpërthen bombola e gazit në një banesë, 6 familjarë të plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.08.2026, 21:41

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markomataj në Lezhë, duke lënë të plagosur gjashtë pjesëtarë të së njëjtës familje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në banesën në pronësi të Saimir Kolës. Në momentin e shpërthimit, familjarët ndodheshin së bashku, ndërsa pjesa më e madhe e tyre raportohet se ishte në oborr.

Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime në banesën dykatëshe, ndërsa gjashtë pjesëtarë të familjes kanë mbetur të plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ambulanca dhe efektivët e Policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë, Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit